Është ndërprerë seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të mungesës së rrymës vetëm në sallën ku po zhvillohet kjo seancë.
Pak minuta para se të ndërpritej seanca, prokurori Abdurrahim Islami ka thënë se është i çuditur me kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e tij me akuzat se ai është politik dhe subjektiv.
“Unë në asnjë rast nuk e kam përmend fjalën Vetëvendosje në aktakuzë. Por mbrojtja e tyre e ka marrë këtë detyrë dhe tash është normale që këta të punojnë qysh iu thonë sepse për para çka nuk po bëhet”, ka thënë Islami.
Gjyqtari ua ka tërhequr vërejtjen avokatit të Atdhe Arifit dhe Adea Batushës që nëse ndërpresin punën dhe ndërhyjnë prapë atëherë do t’i përjashtoj nga salla. Vërejtje i është tërheq edhe prokurorit