Loading…

Ndërprerja e seancës nga Konjufca, Kusari-Lila e akuzon opozitën

  • 22/06/2022 | 17:39

Ndërprerja e seancës nga Konjufca, Kusari-Lila e akuzon opozitën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila së bashku me deputetin Armend Muja e kanë mohuar faktin se kanë ndërhyrë në ndërprerjen e seancës së Kuvendit, shkruan Gazeta Metro.


Ajo në një konferencë për media, ka theksuar se seanca e sotme nuk është ndërprerë për shkak të bllokimit të mazhorancës.

“Sot ajo çfarë ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit si rrjedhojë e mos pjesëmarrjes në votim të opozitës. Dhe kjo situatë tashmë për një kohë të gjatë po përsëritet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, nuk ishte mazhoranca ajo që e bllokoi, ishte vetë opozita që refuzoi të jetë aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për tu trajtuar sot, sipas dakordimin në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka përsëritur qëndrimin kundër tërheqjes së mjeteve të qytetarëve nga Trusti.

“Vota jonë është kundër propozimit të opozitës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale… Nuk e di se ku po i marrin këto informacione opozita ose PDK, ose çfarë argumenti kanë për këtë lloj informacioni. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është tërësisht kompetent, profesionist dhe natyrisht ka treguar deri më tash se ka qenë tepër korrekt në udhëheqje të seancës dhe një akuzë e tillë, absolutisht e pabazuar e tregon dëshpërimin opozitës për të vepruar ndryshe apo sipas metodave demokratike brenda në seancë”, ka thënë ajo.

Para mediave, Kusari-Lila tha se Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit dhe opozita të jetë serioze me pjesëmarrjen e tyre në organin më të lartë legjislativ.

“Ajo çfarë opozita ka propozuar, fatkeqësisht është mbështetur nga të tjerët. E kuptoj tendencën dhe ndjenjën se gjithë që kanë fonde në trustin, kanë projektuar se ku do t’i shpenzojnë ato, por që ky është një parashikim tepër afatshkurtër me pasoja afatgjate, qoftë në shkatërrimin e sistemit të kursimeve pensionale, qoftë në pasojat e menjëhershme që i shkakton në tregun në Kosovë. Sot seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit. Opozita duhet të jetë serioze në raport me pjesëmarrjen e tyre, nuk mund të bëjë vetëm përzgjedhje të pikave që ata duan t’i shtyjnë ose të bëjnë bllokada të natyrës, siç i pamë javën e kaluar”, ka shtuar ajo.

Kusari-Lila theksoi se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është pro dialogut politik.

“Ne jemi për dialog politik, e natyrisht bashkëpunim parlamentar, por gjithashtu jemi edhe për korrektësi në këtë bashkëpunim dhe jo akuza e linçime të natyrave të ndryshme, siç po mundohet opozita të bëjë tani karshi pozitës”, tha ajo.

Konjufca bëhet fort nervoz me deputetët: Çfarë Trusti, po e ndërprej vëlla edhe ditën e mirë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë