Nderohet më në fund me oskar një ‘indian’ i Amerikës, aktori Wes Studi merr çmimin e karrierës nga akademia e arteve dhe shkencave, transmeton Gazeta Metro.
Bordi i guvernatorëve të Akademisë së arteve dhe shkencave u mblodh tre muaj me herët se zakonisht e po ashtu edhe ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet më herët jo si zakonisht në nëntor. Së bashku me Wes Studi do të nderohen edhe regjisori i famshëm amerikan David Lynch dhe aktorja Geena Davis e Lina Wertmuller.
Ka afër pesëdhjete vite prej kur Marlon Brand refuzoi çminin oskar për filmin ikonik the Godfather në shenjë proteste për trajtimin e amerikanëve autoktonë tash Wes Studi do të jetë aktori i parë që nderohet. Ai u shpreh i gëzuar dhe i nderuar.
Aktori i njohur për shumë role në filma të ndryshëm por më mbresëlënësit ishte Magua, personazhi hakmarrës i fisit Huron në filmin e Michael Mann, The Last of the Mohicans.
Regjisori David Lynch dhe aktorja lina Wertmuller po ashtu nderohen me çmimin e karrierës, ndërsa aktorja e famshme Geena Davis fituesja e çmimit për aktoren më të mirë në rol mbështetës nderohet për punën e saj humanitare me çmimin humanitar Jean Hersholt./gazetametro.net