Loading…

Ndërmerrni këta hapa për t’u bërë i pasur në vitin 2017

  • 23/12/2016 | 11:28

Ndërmerrni këta hapa për t’u bërë i pasur në vitin 2017

Lëvizja juaj e parë që duhet të ndërmerrni drejt pavarsisë financiare është që të zgjeroni sensin për të kuptuar se qfarë është e mundshme të realizohet.


Fundi i vitit 2016 po afrohet shpejt, ndërkohë shumë prej nesh jemi të hutuar pas rrëmujës që sjellin festat e fundvitit, në të vërtetë nuk ka kohë më të mirë për organizim, për të pasur fokusim dhe për të filluar të mendojmë për vitin 2017.

Cilat janë qëllimet e juaja për vitin e ardhshëm? Për shumë njerëz, këto qëllime përfshijnë arritje financiare. Për të pasur një vit të sukseshëm, ju sjellim 5 mënyrat që ju mund të arrini atë.

  1. Punoni për ëndrrat tuaja, jo të dikujt tjetër.

Nëse ju me të vërtetë dëshironi të fitoni para dhe të jeni të sukseshëm në vitin 2017 atëherë  ju duhet të bëni diçka që ju me të vërtetë e adhuroni. Pa këtë pasion, ju kurrë nuk do të arrini potencialin e plotë për të fituar. Përqëndrohuni të punoni në atë se çfarë dëshironi dhe në atë që ju jeni të apasionuar,  jo vetëm diçka që ndodh të jetë në një fushë të paguar më mirë.

Vërtet, pyesni veten dhe gërmoni thellë në mendime se çfarë është ajo pas të cilës e shihni veten të fiksuar. Fiksimi është çelësi i suksesit të vërtetë dhe kjo mund t’ju çojë në pasuri të vërtetë. Pasuria që zgjat nuk është e lidhur vetëm me paratë.

  1. Ëndërroni shumë, filloni me pak.

Të gjithë dëshirojnë të arrijnë suksesin shpejt por është më mirë të arrini sukses ngadalë. Optimizoni procesin së pari, para se të veproni. Merrni studentin tim më të mirë, Tom si një shembull. Ai filloi tregtimin e aksioneve me vetëm 1500 € , e rriti atë në 1 milion euro për tre vite dhe pastaj në mbi 3.3milionë euro për katër vite. Ai vë bast se tani ai është më i sigurt, në sajë të edukimit të tij të mëhershëm. Ai është një nga shembujt e mi të preferuar i cili ka filluar me pak dhe punoi ngadalë për të arritur diçka shumë më tepër.

  1. Ndihmoni të tjerët.

Shumica e njerëzve e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, por besoni, ju mund të keni shumë vetura Lamborghini, Ferrari dhe Porsche. Më besoni, dikush që ka këto tre vetura nuk janë të përmbushur sa do të ishin po të jepnin ato para për organizatat bamirëse, siç është Fondacioni Timothy Sykes. Mos harroni se pasuria e vërtetë nuk është për të pasur më shumë para, por për të pasur qetësi në brendësinë tuaj. Ju me të vërtetë do të ndjeheni të sukseshëm, të ngritur dhe më të pasur nëse filloni të ndihmoni të tjerët.

  1. Jetoni shëndetshëm

E di kjo tingëllon si e rëndomtë, por në fakt është shumë e vërtetë: shëndeti është pasuri.

Ju mund të keni tërë pasurinë e botës, por nëse jeni të sëmurë, ose në prag të vdekjes, ju nuk mund ta shijoni atë. Sa më shumë që ju punoni dhe sa më të vështirë që të keni punën, mos harroni të përqëndroheni në shëndetin tuaj, trupin tuaj dhe në mirëqenien tuaj mendore.

  1. Mësoni online

Ne po jetojmë në një kohë të mrekullueshme, ku bota përqendrohet rreth internetit. Është koha kur ju keni qasje të paparë në informata të pafundme. Duke ju falenderuar internetit ju nuk keni nevojë për shkallë të famës, lidhje apo pasuri të trashëguar. Çdo gjë që ju duhet për ta mësuar mund ta gjeni online në formë të videove dhe udhëzimeve falas. Njerëzit gjithmonë më pyesin se ku kam mësuar për tregtimin e aksioneve. Ishte e gjitha online.

Do të dëshiroja të kisha pasur një këshilltar për të më ndihmuar ta përshpejtoja arsimimin tim, por nuk e kisha. Kjo është arsyeja pse qëllimi im është të jem këshilltar i të tjerëve, të cilin unë kurrë nuk e kisha. Si përfundim, në qoftë se ju dëshironi pasuri dhe sukses në vitin 2017, ju duhet të mësoni, të përgaditeni dhe të filloni arsimimin tuaj online, është vetëm fillimi i suksesit tuaj, por do të vendosëni baza të forta për të ardhmen tuaj.

Këto pesë hapa mund të ndihmojnë çdo indivit për të arritur pasurinë që dëshiron për vitin 2017. Jemi në prag të vitit të ri dhe mos e humbisni këtë mundësi që të keni një të ardhme më të sigurt financiare për veten tuaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë