Loading…

Nderimi që iu bë Thaçit gjatë funeralit të Bush, ‘çmendet’ Vucic

  • 06/12/2018 | 12:32

Nderimi që iu bë Thaçit gjatë funeralit të Bush, ‘çmendet’ Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka reaguar rreth pritjes që iu bë presidentit Thaçi gjatë ceremonisë mortore të Bushit të vjetër.

Ai ka thënë se është e qartë pse Thaçit i ka rënë të ulet pranë kancelares gjermane, Angela Merkel, shkruan gazetametro.net

Vucic pretendon se kjo ka ndodhur sepse mërgata jonë ka paguar shumë të madhe parash.

“Në pyetje janë shuma enorme të parash që i paguan mërgata e tyre, e jo “kuazi” shteti i tyre. Para se gjithash, bëhet fjalë për diasporën e tyre në Nju Jork, por edhe në Zvicër, Gjermani, Itali… Të mos keni asnjë iluzion se bëhet fjalë për ndonjë gjë tjetër. Përfytyrojeni Thaçin – luftëtarin e njohur për të drejtat e njeriut të ketë merituar me diçka që të ulet pranë kancelares Merkel”, ka thënë Vucic.

Ndryshe, presidentit Thaçi iu sigurua vend i veçantë edhe përgjatë ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris, për çka Serbisë dhe Vucic në veçanti, nuk i kishte ardhur aspak mirë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë