Loading…

Ndërhyrja e Qeverisë në buxhet, KGJK shqyrton dërgimin e çështjes në Kushtetuese

  • 10/09/2026 | 12:30

Ndërhyrja e Qeverisë në buxhet, KGJK shqyrton dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) po shqyrton mundësinë që çështjen e ndërhyrjes së Qeverisë në buxhetin e Këshillit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të mungesës së theksuar të mjeteve financiare, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, bëri të ditur se kërkesa buxhetore për vitin 2026 është miratuar rreth 15 milionë euro nën shumën e kërkuar nga Këshilli.

“Unë i kam paraqitur në detaje te Asamblesë së Kryetarëve gjendjen me buxhet që e kemi. I kem njoftuar edhe më herët që kërkesa buxhetore e Këshillit për vitin 2026 është miratuar me rreth 15 milionë euro më pak sesa që ne kemi kërkuar”, tha ai.

Sipas Maliqit, KGjK-ja aktualisht ka mbi 3.5 milionë euro detyrime ndaj operatorëve dhe personave të dënuar pa bazë.

“Si rezultat i krejt këtyre mungesave, përfshirë edhe mungesa në subvencione që janë të dënuarit pa bazë, në gjendjen aktuale që e kemi me buxhetin e Këshillit jemi diku për mbi 3 milion e 500 mijë euro minus ose mjete që kemi borxh ndaj operatorëve dhe të dënuarve pa bazë”, tha ai.

KGjK-ja po shqyrton mundësinë e riorganizimit të mjeteve brenda buxhetit, ndërsa në fund të vitit pritet të kërkojë fonde shtesë nga Ministria e Financave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë