Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga e diela për dy javë do të ndëeprehet rruga kryseore Prizren-Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.
Kjo ndërprerje është duke u bërë për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes së madhe të punëve në rrugën ekzistuese.
Ky është njoftimi zyrtar:
Njoftojmë qytetarët se të dielën (11 nëntor-15 dhjetor 2020), do te ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugen Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit)
Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes se madhe të punëve në trupin e rruges egzistuese, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vie deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit) nga data 30.11.2020-15.12.2020./gazetametro.net