Loading…

Ndalohet një zyrtar, dyshohet se zbuloi informacione për prona në këmbim të ryshfetit

  • 13/10/2026 | 16:36

Ndalohet një zyrtar, dyshohet se zbuloi informacione për prona në këmbim të ryshfetit

Një zyrtar me inicialet N.A. është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në tri vepra penale si, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare, transmeton Gazeta Metro.


Për rastin ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.  Sipas organit të akuzës, dyshimet fillestare lidhen me shpërndarjen e informatave konfidenciale për prona të caktuara te persona të paautorizuar, në këmbim të ryshfetit. Dyshohet se këto veprime kanë pasur për qëllim tjetërsimin e pronave me vlerë të konsiderueshme.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe”, thuhet në njoftim.

Arrestimi u krye nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

“Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK). Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, deklarohet tutje në njoftim.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë me synimin e sqarimit të plotë të rrethanave dhe të dyshimeve që lidhen me veprimet e të arrestuarit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë