Loading…

Trenin nuk e ndali një individ, por shteti i Kosovës

  • 15/01/2017 | 12:40

Trenin nuk e ndali një individ, por shteti i Kosovës

“Në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush por institucionet e Kosovës e kryejnë punën e vet, do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar mbi baza ligjore ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa i pyetur nëse presidenti ia ka marrë përgjegjësitë në rastin e trenit serb.


Kryeministri Isa Mustafa është deklaruar sot rreth masave të djeshme të ndërmarra nga institucionet shtetërore për ta ndaluar trenin serb që të hynte në Kosovë.

Shefi i Qeverisë tha se aksioni ka qenë i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe premtoi se institucionet do të ndërmarrin gjithmonë aksione të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjete të cilat provokojnë të futen në Kosovë, transmeton gazetametro.net.

I pyetur nëse presidenti Thaçi ia ka marrë kompetencat dje gjatë aksionit për ndalimin e trenit serb, kryeministri Mustafa tha se vendime individuale s’ka marrë askush.

“Vendime s’ka marrë askush. Vendimet janë vendime të Policisë dhe përgjegjësisë së institucioneve të Kosovës sepse në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush por institucionet e Kosovës e kryejnë punën e vet, do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar mbi baza ligjore ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.

Këto komente Isa Mustafa i bëri pas homazheve në Kompleksin Memorial të Reçakut, ku vendosi një kurorë lulesh. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë