Loading…

Ndërprerje të rrymës nëpër qendra të votimit (Foto)

  • 04/12/2016 | 17:30

Ndërprerje të rrymës nëpër qendra të votimit (Foto)

Gazetari i Metro nga tereni raporton se në vendvotimin në fshatin Çikatovë është duke mos pasur energji elektrike.

Bëhet e ditur se energjia elektrike është ndalur para 30 minutave, dhe vazhdon të mos jetë kthyer.

Tani kur procesi i votimit ka hyrë në orët e fundit, dhe ka rënë terri paraqitet rrezik më i madh për parregullsi.

Nërsa zyrtarët e KEDS’it të kontaktuar nga Gazeta Metro, kanë thënë se arsyeja e ndërprerjes së rrymës është mbingarkesa në rrjet. Ata kanë thënë se shumë shpejt pritet të rregullohet ky problem.

1

Gjithashtu nderprerje të energjisë elektrike ka pasur edhe në vendvotimin në shkollen fillore Rilindja ne Dritan.

Raportohet se në këtë fshat për disa qaste është nderprerë energjia elektrike, pastaj është lëshuar, mirëpo tani është shumë e dobët dhe mezi duken fletvotimet dhe emrat e personave në listen e votimeve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë