Loading…

Ndaj tre kosovarëve nis procesi gjyqësor në Gjermani

  • 07/11/2016 | 21:04

Ndaj tre kosovarëve nis procesi gjyqësor në Gjermani

Në gjykatën e qytetit gjerman Passau, të hënën ka nisur procesi gjyqësor kundër tre kosovarëve që ka të bëjë me dy rrahje brutale të ndërlidhura. Ngjarja kishte ndodhur në qendër të qytetit në fjalë, në fund të gushtit të vitit 2015.

Të akuzuar për tentimvrasje të dyfishtë janë 3 meshkuj (21, 22 dhe 23 vjeç) të cilët jetojnë në Austri, të lindur në Kosovë, transmeton gazetametro.

Mirëpo, gjatë shqyrtimit gjyqësor dy të akuzuar nuk janë paraqitur fare në gjykatë, ndërsa më i riu ishte prezentë.

Autoritet gjermane të drejtësisë dyshojnë se kjo është taktikë e shokëve, për t’i shpëtuar më lehtë drejtësisë, ngase duke marrë parasysh kohën kur kishte ndodhur rasti ndaj më të riut zbatohen masa më të lehta ndëshkuese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë