Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishte komandanti i parë i trupave të KFOR’it në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur Gërvalla në një postim në Facebook.
“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, shkruan ministrja.
Ministrja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit.
Më poshtë shkrimi i plotë i saj. /gazetametro.net