Loading…

Ndahet nga jeta gazetari i njohur kosovar

  • 02/09/2021 | 10:32

Ndahet nga jeta gazetari i njohur kosovar

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Kajtaz Gecaj.

Lushtaku shkruan se mëngjesi i sotëm solli lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Skenderaj Gecaj.

“Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës”, ka shkruar tutje Lushtaku.

Postimi i tij i plotë:

Mëngjesi i sotëm solli lajmin për ndarjen nga jeta e gazetarit të njohur nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj. Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës.

Karrierën e kishte filluar në të 70-tat si mësues në Qirez, për të vazhduar pastaj si gazetar në të përditshmen “Zëri”, e së fundi duke hapur një portal lokal. Duke e njohur personalisht, ai ishte profesionist i madh me një memorie të jashtëzakonshme. Urtësia e tij reflektonte në shkrimet me përmbajtje të thellë e argumentuese.

Ngushëllimet më të thella familjes, shoqërisë, dashamirëve e audiencës së Kajtazit.

Pushoftë në paqe!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë