Loading…

Ndahet nga jeta aktori i njohur Miguel Ferrer (Foto)

  • 20/01/2017 | 17:15

Ndahet nga jeta aktori i njohur Miguel Ferrer (Foto)

Aktori i njohur amerikan, Miguel Ferrer, është ndarë nga jeta duke humbur kështu luftën me sëmundjen  e kancerit në rrugët e frymëmarrjes, shkruan CNN, transmeton gazetametro.net

Mediat botërore shkruajnë se aktori  ka humbur jetën  në moshën 61-vjeçare pasditen e së enjtes. Në momentet e fundit ai ka qenë i rrethuar nga miqtë dhe të afërmit.

Ai ka qenë i njohur për rolin e  tij si Owen Granger në serialin “NCIS: Los Angeles” apo si patologu i FBI-së, Albert Rosenfield, te “Twins Peaks”. Në 37 vite karrierë në kinematografi, ai ka luajtur në shumë filma si “Iron Man”, “RoboCop” apo në “American Dad”, “CSI” dhe “LateLine”. George Clooney, mik dhe kushëri me të ndjerin, ka pasur një marrëdhënie të veçantë me të. Pas humbjes së Miguel, ai i ka dedikuar disa fjalë.

“Unspoken” – Pictured: Miguel Ferrer (NCIS Assistant Director Owen Granger). The team searches for Sam’s former partner, Ruiz (Anthony Ruivivar), who disappears while buying a deadly explosive during an undercover operation, on NCIS: LOS ANGELES, Monday, Nov. 2 (10:00-11:00, ET/PT), on the CBS Television Network. Photo: Neil Jacobs/CBS ©2015 CBS Broadcasting, Inc. All Rights Reserved.

“Sot historia do të shënojë ndryshime gjigante në botën tonë e një prej tyre është edhe  humbja e Miguel-it si pasojë e sëmundjes së kancerit.  Por ai nuk do të humbë kurrë për familjen e tij. Miguel e bëri botën më të ndritshme dhe humbja e tillë ndihet kaq shumë në familjen tonë. Ne do të të duam gjithmonë Miguel!”- është shprehur aktori i njohur  George Clooney./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë