Loading…

Ndahen përfundimisht: Krahu ani-Kurti me Grup të ri Parlamentar

  • 01/02/2018 | 22:08

Ndahen përfundimisht: Krahu ani-Kurti me Grup të ri Parlamentar

Grupi anti-Kurti në VV po ndahet përfundimisht nga kjo parti.


Gazeta Metro mëson se ata po bëjnë gati një kërkesë që do ta dërgojnë në Sekretari të Kuvendit, për Grup të ri Parlamentar.

Mediat kanë raportuar se kjo kërkesë është dërguar në Kuvend, por Gazeta Metro, mëson se zyrtarisht ajo ende nuk është proceduar.

Deputetët që do të nënshkruajnë këtë kërkesë janë: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Driton Çaushi, Donika Kadaj dhe Dukagjin Gorani.

Metro mëson se kërkesa për Grup të ri Parlamentar, pritet të bëhet gjatë kësaj jave, ose më së largu gjatë javës së ardhshme.

Gjithashtu, mësohet se VV u ka bërë edhe një kërkesë me ofertë konkrete të rrebeluarve për kthim në parti, por kjo është refuzuar prej tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë