Loading…

Ndahen çmimet për Shkencëtarët e vitit 2016

  • 31/01/2017 | 18:27

Ndahen çmimet për Shkencëtarët e vitit 2016

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit”.


Çmimi ‘Shkencëtari i vitit 2016” iu nda Kreshnik Hotit dhe Shukri Klinakut , ndërsa çmimi “Shkencëtari i ri i vitit 2016”, iu nda Haki Jasharit dhe Bujar Shabanit.

Ministri i Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se për të arriturat e vitit ministria ka stimuluar rritjen e mbështetjes së shtetit, në fushën e hulumtimeve. Sipas tij, kjo zgjedhje e shkencëtarit të vitit është një mirënjohje simbolike për të treguar punën e hulumtuesve. Ai shtoi se përmes kësaj mirënjohje ministria mundohet të vazhdojë me stimulimin e profesorëve dhe asistentëve që bëjnë hulumtime dhe që nuk lënë anash komponentin akademike dhe shkencore.

Shukri Klinaku, fituesi i çmimit “Shkencëtar i vitit 2016”, tha se sot është shpërblyer për punën e tij njëvjeçare në hulumtime shkencore në fushën e fizikës, gjegjësisht për lëvizjen relative apo relativitetin. Ai theksoi se, hulumtimet e tij do u ndihmojnë gjeneratave të reja në ristrukturimin e fizikës sepse sipas tij, fizika e sotshme nuk është në rrugë të duhur.

Ndërsa, Haki Jashari, fitues i çmimit “Shkencëtar i ri i vitit 2016”, tha se ka një muaj që ka përfunduar doktoratën në fushën e pediatrisë-kardiologjie, në universitetin “Umea” të Suedisë, andaj edhe nga ai punim janë nxjerrë katër publikime shkencore, si dhe çmimi i sotëm. Ai shtoi se ky shpërblim është nder dhe motiv shtesë për të punuar më shumë për zhvillimin e shkencës në vendin tonë, mirëpo sipas Jasharit mbetet edhe shumë punë për t’u bërë.

Ndryshe “Shkencëtar të Vitit 2015” kjo ministri pat zgjedhur  Prof. Asoc. Dr Avdulla Alija – Departamenti i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë