Loading…

Ndahen çmimet antikorrupsion

  • 05/12/2016 | 22:52

Ndahen çmimet antikorrupsion

Seria e shkrimeve “Dosja e Shefave” të autorit, Vehbi Kajtazi, është shpërblyer si storia më e mirë Online për gazetari Kundër Korrupsionit. Ndërsa çmimin e dytë për këtë kategori e ka marrë Besnik Boletini nga “Preportr”. Për shkrimin më të mirë në të shkruar është shpërblyer gazetarja nga “Koha Ditore” Saranda Ramaj, për storien më të mirë në televizion, është shpërblyer storia e Naim Krasniqit nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN. Është ndarë edhe një mirënjohje për storien më të mirë në radio, e që i ka takuar Muharrem Saragjollit nga Radio Kosova.

Këto janë çmimet që janë ndarë sot nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kundër Korrupsion dhe Programin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP), në ceremoninë për storiet më të mira gazetareske anti – korrupsion.

Ky çmim tashmë është tradicional dhe organizohet për qdo vit, për të inkurajuar gazetarët që të shkruajnë për tema të ndryshme siç është korrupsioni.

Anëtari i Bordit në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës Dardan Hoti, tha se gazetarët janë ata që asnjëherë nuk janë ndalë së shpërfaquri korrupsionin në opinion.

“Janë gazetarët që nuk ndalen së raporturi për nivelin e korrupsionit në vend”, tha ai.

Hoti, duke porositur kolegët e tij gazetar që mos të ndalen duke raportuar korrupsionin, pasi që gazetarët sipas tij nuk janë ndalur as atëherë kur ata janë kërcënuar e rrahur.

“Nëse gjyqtarët edhe prokurorët janë lodhur duke ndjekur hetimet në raste të aferave korruptive, ne gazetarët nuk jemi ndalur asnjëherë, madje as atëherë kur na kanë rrahur, kërcënuar e sulmuar fizikisht. Ne kemi bërë punën tonë, pa frikë dhe pa asnjë ndikim. Ne kemi luftuar korrupsionin përmes raportimeve, pavarësisht se shpesh herë kemi harruar gjendjen e rëndë më të cilën jemi përballur vet”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë