Loading…

Qeveria ia ndan 115 mijë euro Komisionit të Shpejtim Bulliqit

  • 26/02/2019 | 14:48

Qeveria ia ndan 115 mijë euro Komisionit të Shpejtim Bulliqit

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që t’i ndahen 115 mijë euro Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë nga kryeministri Haradinaj, ku tha se do të ndahen plotë 115 mijë euro.

‘Zyra e kryeministrit ka pranuar një kërkesë nga komisioni  në vlerë prej mbi 115 mijë euro’.

Ndërkaq, kujtojmë se Haradinaj ishte kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, madje ai protestoi dhe u bë opozitë e fortë me Lëvizjen Vetëvendosje para disa vitesh, ndërprenë seanca dhe gjuajtën gazë lotsjellës brenda seancës.

Por, kejt kjo kauzë nga ana e tij duket të ketë qenë jo reale, ai me të ardhur në pushtet votoi për Demarkacionin me Malin e Zi, duke u arsyetuar se do të përmisohen gabimet e Murat Mehës që ishte në krye të Komisionit, për këtë ai mbështetej tek të gjeturat e Shpejtim Bulliqit, një ish-politikani të LDK’së.

Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror udhëhiqet nga ish-deputeti dhe anëtari i LDK’së, Shpetim Bulliqi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë