Loading…

NATO’ja thotë se edhe një shtet tjetër fqinj i Rusinë, pos Ukrainës, e ka derën hapur

  • 29/01/2022 | 10:20

NATO’ja thotë se edhe një shtet tjetër fqinj i Rusinë, pos Ukrainës, e ka derën hapur

Emisari special i NATO-s për Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina, ka thënë se aleanca nuk do të bëjë kompromis për politikën për dyer të hapura nën presionin e Rusisë, por anëtaret e mundshme si Gjeorgjia duhet të bëjnë reforma të brendshme të konsiderueshme dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet territoriale për t’u bërëj pjesë e NATO-s.


Colomina tha se Gjeorgjia duhet të bëjë hapa tani për t’u përgatitur për anëtarësim në NATO, ndonëse anëtarësimi mund të jetë në  pikë të panjohur në të ardhmen, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Express.

“E dimë se tash nuk është koha për zhvillime të rëndësishme në politikën për dyer të hapura dhe e di se autoritetet gjeorgjiane e dinë këtë, por ato prapë duhet të jenë të përgatitura, t’i përmbushin të gjitha reformat që nevojiten – në reformën zgjedhore, reformën e sistemit gjyqësor, në siguri etj.”, tha zyrtari i NATO-s.

“Kemi qenë tepër të qartë me rusët: ne nuk do të bëjmë kompromis për parimet tona themelore. Nuk do të bëjmë kompromis për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ose Gjeorgjisë. Mendoj se është 100 për qind e qartë nga NATO-ja se ne nuk do të bëjmë kompromis për politikën tonë për dyer të hapura”, shtoi ai.

Gjeorgjia aspiron që të anëtarësohet në NATO dhe është njëra nga aleatet më të ngushta të aleancës, duke marr pjesë në ushtrime dhe misione me vendet anëtare. Në samitin e Bukureshtit më 2008, aleatët ishin pajtuar që Gjeorgjia i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO, sepse i përmbush të gjitha kriteret e nevojshme.

Megjithatë, ky shte përballet me pengesa të brendshme të konsiderueshme për t’u anëtarësuar në NATO. Rusia i mbështet dy rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, pjesërisht për të krijuar konflikte të ngrira për t’ia bllokuar shpresat Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë