Serbia dhe Rusia janë shtete të vetme në lindje të Evropës qytetarët e të cilëve në shumicë domethënëse e shohin NATO’n si “kërcënim”, tregojnë hulumtimet e “Gallup’it” amerikan.
Siç është publikuar, në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Greqi ka më shumë prej atyre që konsiderojnë se NATO nuk është as kërcënim e as mbrojtje, përcjell gazetametro.net.
Situatë e ngjashme është edhe në Mal të Zi, ku edhe më tutje ka më shumë prej tyre që konsiderojnë që NATO kërcënon e jo që mbron (29 për qind ndaj 21 për qind, me shumicën prej 35 për qind të neutralëve), derisa të gjitha shtetet tjera në lindje të kontinentit e shohin mbrojtësen në Aleancë.
Hulumtimi tregon se në Serbi vetëm 6 për qind të njerëzve besojnë se NATO e mbron shtetin e tyre, derisa 64 për qind konsideron se i kërcënon, me 19 për qind të cilët janë në pozitën neutrale. Në Rusi situata është edhe më drastike – 67 për qind e shohin Aleancën si kërcënim, ndërsa 3 për qind si mbrojtje, me 20 për qind neutralë.
Hulumtimi gjithashtu tregon se qëndrimi për mbrojtësit është më i theksuar në Kosovë, ku madje 90 për qind të anketuar konsiderojnë se NATO është mbrojtës i Kosovës, ndërsa vetëm 3 për qind mendojnë se është kërcënim dhe 6 për qind nuk janë deklaruar.
Pasojnë Shqipëria (70, 3, 22), Polonia (62, 8, 22), Lituania (57, 13, 25) dhe Estonia (52, 17, 26).
Në vendin e gjashtë është Kroacia me 52 për qind prej tyre që mendojnë se NATO është mbrojtje dhe 17 për qind e shohin si “kërcënim”.
Në Rumani, Hungari, Letoni, Çeki, Maqedoni, dhe Sllovaki gjysma e të anketuarve e shohin NATO’n si mbrojtëse ndërsa nën 20 për qind si kërcënim. /gazetametro.net