Loading…

NATO shtrëngon qarkun: SHBA vendos shtabin permanent të Armatës së Pestë në Poloni,  3 mijë trupa shtesë në Rumani

  • 29/06/2022 | 13:44

NATO shtrëngon qarkun: SHBA vendos shtabin permanent të Armatës së Pestë në Poloni,  3 mijë trupa shtesë në Rumani

Liderët e NATO’s dhe Presidenti Amerikan Joe Biden po përgatiten të përforcojnë prezencën ushtarake në Evropën Juglindore dhe të përgatisin anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, dhe liderët e tjerë aleatë të NATO’s janë mbledhur në kryeqytetin e Spanjës ku njoftuan për përforcim të konsiderueshëm të trupave në krahun lindor derisa lufta në Ukrainë nuk po ndalet.

Derisa fliste përkrah sekretarit gjeneral të NATO’s,Jens Stoltenberg, presidenti Biden i renditi lëvizjet e reja të trupav, pajisjeve dhe instilacioneve ushtarake që kanë synim të demonstrojnë rëndësinë e sigurisë në ballafaqim me agresionin e Moskës.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të përforcohemi – ne po përforcohemi. Ne po dëshmojmë se NATO është më nevojshme se që ishte ndonjëherë dhe më e rëndësishme se që ka qenë” tha Biden.

Ai shtoi se SHBA do të themelojë shtabin e përhershëm të Korpusit të Armatës së Pestë të Forcave të Armatosura të SHBA’së në Poloni, do të mbajë një brigadë rotacionale shtesë prej 3000 mijë trupa në Rumani, shtohen dislokimet rotacionale në shtetet e Baltikut, do të dërgohen dy skuadrone të aeroplanëve luftarak F-5 në Mbretërinë e Bashkuar ku do të stacionohen edhe mbrojtje shtesë ajror dhe kapacitete të tjera në Gjermani dhe Itali.

“Së bashku me aleatët tanë do të sigurohemi se NATO do të jetë e gatshme të përballet me të gjitha kërcënimet në të gjitha anët- nga ajri , toka dhe deti” tha Biden.

Liderët nisën bisedimet të shtyrë edhe pas një fitore diplomatike ndaj Turqisë që hoqi dorë nga kundërshtimi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finladës në NATO, duke krijuar që këto dy shtete për shumë kohë neutrale t’i bashkohen aleancës.

Një prezencë e shtuar ushtarake në Evropën Lindore dhe dy anëtarë të rinj të NATO’s- njëra që ka kufi prej 1200 kilometrash me Rusinë – është saktësisht rezultati që presidenti rus Vladimir Putin po shpresonte të pengonte kur edhe e invadoi Ukrainën katër muaj më parë.

“Unë thash se Putin synon një Finlandizim të Evropës. Ajo që do të marrë është një NATOizim i Evropës. Dhe kjo është saktësisht ajo që nuk e donte, por saktësisht ajo që duhet të bëhet për të garantuar sigurinë e Evropës. Unë mendoj se është e nevojshme” ka thënë Biden.

Megjithëse synimet e Putin kanë dështuar dhe konflitki po vazhdon, momentumi është në favor të Rusisë tani për tani. Kjo i ka shtyrë Biden dhe liderët e tjerë perëndimor të hulumtojnë mënyra për të ndryshuar trajektoren e luftës.

Në Madrid liderët po planifikojnë të gjejnë pajtueshmëri për zotime të reja në siguri, lloji i të cilave nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Të martën, Biden ka thënë se do të dërgojë edhe dy luftanije shtesë në Stacionin Detar Rota në Spanjë, për të përforcuar prezencën detare amerikane në rajon.

“Në fund të samitit ajo që do të shihni është një forcë më solide, më efektive, më të gatshme për betejë, më të aftë dhe më të vendosur në përballje me një kërcënim më akut dhe më agresiv nga Rusia” ka thënë Jake Sullivan, Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit  amerikan Joe Biden./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë