Loading…

NATO përforcon kufijtë me Rusinë, dërgon aeroplanë e anije luftarake në Europën Juglindore

  • 24/01/2022 | 15:30

NATO përforcon kufijtë me Rusinë, dërgon aeroplanë e anije luftarake në Europën Juglindore

NATO ka njoftuar të hënën se do të dërgojë aeroplanë luftarak dhe anije në Europën juglindore pasi tensioni mes aleancës veri atlantike dhe Rusisë ka arritur kulmin për shkak të invadimit të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, transmeton Gazeta Metro.


Danimarka do të dërgojë një fregatë në Baltik dhe 4 aeroplanë F-16 në Lituani. Spanja poashtu ka nisur anijet luftarake t’i bashkëngjitën flotës së NATO’s në rajon dhe po konsideron të dërgojë aeroplanët luftarakë në Bullgari poashtu sipas komunikatës. Franca ka njoftuar se është e gatshme që të dërgoj trupa në Rumani. Holanda ka njoftuar se do të dërgoj dy aeroplanë luftarak F-16 në Bullgari, në muajin prill.

Tensioni në Ukrainë po shtohet çdo ditë dhe pas njoftimeve se presidenti amerikan Joe Biden po konsideron dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë sot kishte reagim nga zyrtarë rus që thanë se do të reagonin nëse ndodhte.

Nga qeveria irlandeze ishte njoftuar se Rusia i ka njoftuar ata se do të kryejnë stërvitje detare ushtarake afër bregdetit të tyre, në ‘zonën ekskluzive ekonomike’ por jo në ujërat territorial irlandez. Kjo stërvitje është një prej 4 të tilla stërvitje masive të flotës ruse.

Kjo stërvitje përfshin 140 anije dhe 10 mijë trupa nga të gjitha flotat detare dhe do të mbahet në Atlantik, Paqësor, Mesdhe, në detin Verior dhe Detin e Okhotsk nga janari në shkurt.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë tha se do të tërheqë disa nga stafi i tyre në Kiev si reagim ndaj kërcënimit të shtuar – vetëm një ditë pasi që zyrtarët amerikanë nga Departamenti i Shtetit Amerikanë kishin urdhëruar që familjarët e personelit të ambasadës të nisin evakuimin nga kryeqyteti ukrainas.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës kishte reaguar ashpër ndaj vendimit si i ‘parakohshëm’ dhe një shembull i ‘kujdesit të tepruar’.

Bashkimi Europian në anën tjetër ka vendosur të dalë i unifikuar në ballafaqim me agresionin rus duke refuzuar që të ndjekë shembullin amerikan. Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, tha se nuk ka nevojë për dramë shtesë.

Rusia ka insistuar se nuk ka synim invadimin e fqinjit të vet, por veprimtaria e fundit sugjeron të kundërtën. Trupat ruse janë pozicionuar në kufirin lindor me Ukrainën, ndërsa tensionet nuk u ulën as pas bisedimeve të të premtes mes Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken dhe Ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov Gjenevë.

Rusia kërkon garanci konkrete se NATO nuk do të vazhdoj zgjerimin, pasi Moska e sheh atë si kërcënim për sigurinë e vet. NATO kishte njoftuar se kërkesat janë të papranueshme dhe se bashkimi në pakt është e drejtë e secilit shtet dhe nuk paraqet kërcënim për Rusinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë