Sot bëhen 23 vite kur filloj bombardimi i NATO’ kundër caqeve ushtarake serbe, me qëllim për të ndaluar Milosevicin dhe gjenocidin e tij mbi shqiptarët e Kosovës, por çka thoshte dikur Lëvizja Vetëvendosje për një intervenim të tillë, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim të botuar nga ta kohë më parë të quajtur, “Për Çfarë ka intervenuar NATO në Kosovë?”, ata kanë dhënë edhe arsyet e tyre.
Sipas tyre kjo aleancë nuk ka qenë aq e shqetësuar për të zmbrapsur forcat serbe.
“Vërehet se NATO nuk ka qenë aq e shqetësuar për të zmbrapsur sulmin e forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare”, shkruhet aty.
Madje ata citonin edhe shkrimtaret serb për një temë të tillë.
“Një shkrimtarë serb, Vladimir Arsenijevic, në ditarin e tij për luftën ‘Mexico – Ditari i Luftës’, thotë, është fakt i pamohueshëm që NATO e ka mbështetur Slobodan Milosevicin duke ndihmuar që të ndërmarrë këtë valë të fundit të mizorive gjithandej në Kosovë”, thuhet aty.
Sipas tyre intervenimi i NATO’ kishte një qëllim tjetër nga ai çka është proklamuar.
“Intervenimi i NATO’s nuk është bërë për të çliruar Kosovën, por për ta shtrënguar palën serbe ta pranoj planin e paqes”, thuhet ndër tjera aty./gazetametro.net