Loading…

NATO në Kosovë, për aq kohë sa është e nevojshme

  • 22/02/2017 | 11:28

NATO në Kosovë, për aq kohë sa është e nevojshme

NATO do të mbajë trupat e saj në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme ka thënë komandanti i NATO’s për Europë, Curtis Scaparrotti, gjatë një takimi zyrtarë me ambasadorët perëndimorë në vizitën e së martës në Kosovë.


Kështu thuhet në një artikull të publikuar në Startribune, që i është kushtuar gjendjes dhe sigurisë në Kosovë.

belgium_nato

Vlen të theksohet se një qëndrim të ngjashëm për qëndrimin e NATO’s në Kosovë e kishte edhe shefi i Mbrojtjes amerikane, James Mattis, i cili potenconte se NATO me gjithë forcat amerikane do të qëndrojnë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme.

Ndryshe, rreth 4.500 trupa të NATO’s nga 31 vende janë vendosur në Kosovë që nga qershori i vitit 1999 pas fushatës ajrore 78’të ditëshe për të ndaluar goditjet e përgjakshme serbe kundër shqiptarëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë