Loading…

NATO kundër idesë së Thaçit për FSK’në

  • 08/03/2017 | 13:13

NATO kundër idesë së Thaçit për FSK’në

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë të publikuar të mërkurën ka theksuar “shqetësimet për propozimin për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës”.


Stoltenberg, që ka zhvilluar gjatë ditës biseda telefonike me presidentin Hashim Thaci dhe me kryeministrin, Isa Mustafa, thotë se “NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje” .

“Sot kam biseduar me Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën që t’iu përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s për propozimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur, pa ndryshime kushtetuese. E kam bërë të qartë se hapat e njëanshëm sic janë këta janë të padobishëm dhe i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të jenë në kontakt të ngushtë me Beogradin”, ka thënë shefi i NATO’s.

Stoltenberg ka potencuar se NATO ka përkrahur zhvillimin e FSK’së, ndërkaq mandati dhe misioni i saj, ka sqaruar se është kompetencë e institucioneve kosovare.

“Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë cështje të institucioneve të Kosovës në përputhje me kushtetutën e tyre”.

“Megjithkëtë, nëse mandati i FSK-së evoluon tani në mënyrën e propozuar, do t’i duhet NATO-s që ta vlerësojë nivelin e përkushtimit të saj posacërisht në fushën e ndërtimit të kapaciteteve”.

“E kam bërë këtë të qartë gjatë vizitës sime në Kosovë në shkurt dhe e kam ripërsëritur në bisedat telefonike të zhvilluara sot. Jam në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e mi në BE”, përfundon deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë