Loading…

NATO i bën presion Turqisë të pranoj anëtarësimin e Suedisë para samitit të Lituanisë

  • 01/06/2023 | 12:56

NATO i bën presion Turqisë të pranoj anëtarësimin e Suedisë para samitit të Lituanisë

Të enjten NATO ka rritur presionin e saj ndaj Turqisë që të lëshojë kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO. Aleanca Euro Atlantike po shpreson që këtë çështje ta zgjidhë para se të mbahet një takim mes krerët te aleancës dhe presidentit të SHBA muajin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Suedia dhe Finlanda duke u frikësuar se mund të jenë shënjestra e ardhshme e Rusisë pas Ukrainës ka kërkuar të anëtarësohen aleancën ushtarake duke e braktisur qëndrimin e tyre tradicional të neutralitetit. Finlanda u bë anëtari i 31 i NATO’s në prill.

Për të hyrë në aleancë shtetet anëtare të NATO’s duhet të votojnë unanimisht pro. Deri tani Turqia është i vetmi shtet i cili po refuzon hyrjen e Suedisë.

Hungaria gjithashtu nuk e ka dhënë aprovimin final por nuk është shprehur kundër. Stoltenberg ka thënë se është konfident se Hungaria do ta ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Suedisë, raporton The Associated Press.

Ministrja e Jashtme e Norvegjisë Anniken Huitfeldt tha për mediat në Oslo se Suedia duhet të inkuadrohet menjëherë. Ajo këtë konferencë e mbajti para zhvillimit të Samitit të NATO’s në Lituani që do të mbahet me 11 dhe 12 qershor.

Sekretari i NATO’s Gjenerali Jens Stoltenberg tha se ai do të udhëtojë në Ankara në të ardhmen e afërt që ta adresoj çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë