Tërheqja e Amerikës nga NATO do të nënkuptonte fundin e Aleancës, strategët e të cilës po i shqyrtojnë të gjitha skenaret pas fitores së Donald Trump-it për president të SHBA-ve, por edhe zvoglimin e numrit të ushtarëve amerikan në Europë.
Skenari më i keq është paraqitë në dokumentin sekret të kabinetit të sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, shkruan gazeta gjermane “Shpigel” dhe përkujton se Trump disa herë e ka kritikuar NATO-n gjatë kampanjës, gjë që mund të ndërroj barazpeshën në Europë.
“Gjithçka ishte planifikuar në mënyrë perfekte. Nërtimi i ndërtesës së re të zyrës qendrore të NATO-a afër aeroportit të Brukselit e cila do të kushtojë një miliard euro dhe është dashur të hapet në samitin e ardhshëm në vitin 2017”, theksohet në tekstin që transmeton gazetametro.
Jens Stoltenberg, Sekretari gjeneral i NATO-s ka planifikuar një pritje të përzemërt për presidenten amerikane Hillary Clinton. Edhe në dokumentet zyrtare janë përdorur përemra të gjinisë femrore, duke theksuar se kush do të jetë banore e Shtëpisë së bardhë, shkruan gazeta gjermane.
Por Amerika ende nuk do të ketë grua për presidente dhe në vend të Clinton, partneres së mirë dhe të besueshme, në Bruksel do të vij Trump, njeriu i cili e ka kritikuar ashpër NATO-n. Nëse vjen.
Nga frika prej kësaj, samiti i planifikuar të mbahet disa javë pas inagurimit të presidentin të ri të SHBA-ve, është shtyrë, sepse takimi pa presidentin e SHBA-ve do të ishte shenjë e keqe.
“Tani organizatorët po shqyrtojnë ndonjë datë gjatë verës, me shpresë që Trump do të kuptojë se NATO është i nevojshëm për Uashingtonin”, transmeton gazetametro.net.
Për presidentin e posazgjedhur të SHBA-ve, NATO nuk është mbrojtje e përbashkët e shteteve të cilët funkcionojnë sipas vlerave perëndimore, por grup i vogël i shteteve të cilët nuk janë të aftë të mbrohen vet e të cilët duhet të ndajnë më tepër para për funksionimin e NATO-s.
Për këtë arsye, siç theksohet, ish ambasadori gjerman në Uashington Wolfgang Ischinger dëshiron që Trump t`i premtoj partnerëve në NATO se nuk do ta largoj SHBA-në nga Aleanca edhe atë para inaugurimit.
“Pasojat do të ishin katastrofale për Europën lindore, sepse NATO është duke e penguar Rusinë që ta kthejë domimin të cilin e ka pasur Bashkimi Sovjetik, por edhe do të ishte rrezikuar i gjithë plani mbi vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Rumuni dhe Poloni”, shkruan gazeta gjermane.
Tri shtete balltike, si edhe Polonia, tanimë po i frikohen politikës së Trump-it, sepse ai, siç shkruan “Shpigel”, e adhuron presidentin Vladimir Putin dhe mund të bashkohet me autokracinë e Moskës në dëm të tyre.
Në tekst theksohet se, nëse Trump vërtet është serioz në qëllimin e tij që të zvogloj kontigjentin e ushtarëve në Europë, atëherë shtetet e mëdha të NATO-s, si Gjermania, duhet të kompenzojnë mungesën.
“Këtyre vendeve i mungon ushtria për t`i zëvendësuar amerikanët. Në vend të kësaj, udhëheqësit e NATO-s dyshojnë se duhet të hapet debati mbi strategjinë nukleare të NATO-s, temë kjo të cilën shumë qeveri europiane dëshirojnë ta shmangin për shkak të problemeve të veta. Sidoqoftë, nëse forcat konvencionale më nuk mund të ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme, opcioni nuklear paraqitet vetvetiu”, përfundon shkrimi./gazetametro.net