Loading…

NATO dhe BE i përgjigjen Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri

  • 19/04/2017 | 11:39

NATO dhe BE i përgjigjen Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për revistën amerikane Politico, se nëse BE i mbyll dyert Ballkanit, atëherë Kosova dhe Shqipëria mund të bashkohen, kanë nxitur reagime në Serbi, mediat e të cilit vend, kanë kërkuar përgjigje nga BE dhe NATO.

Për këtë zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kociajncic, i është përgjigjur interesimit të gazetës serbe Blic, duke thënë se është e konfirmuar nga BE se Ballkani Perëndimor ka perspektivë europiane. Me këtë ajo ka lënë të nënkuptohet se shqetësimi i Ramës për mbyllje të dyerve për Ballkanin nga BE’ja nuk duhet të ekzistojë, transmeton gazetametro.net.

“Bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë dhe më me rëndësi është që të mbahen marrëdhëniet e mira fqinjësore”, ka thënë për gazetën serbe “Blic”, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian, e pyetur të komentojë deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama se është i mundur bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës.

“Siç është konfirmuar kohë më parë në Këshillin e Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa devijuar nga principi i pajtimit dhe bashkëpunimit”, ka thënë Kocijancic.

Çfarëdo forme të ndikimit politik, është i dëmshëm për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ka theksuar ajo.

Gjithashtu, mediat serbe, për këto deklarata të Ramës kanë kërkuar qëndrim edhe nga NATO. Këta të fundit i kanë thënë agjencisë Beta, se si NATO ashtu edhe BE kanë interesa strategjike në Ballkan, dhe duan një rajon të qëndrueshëm.

“NATO dhe Bashkimi Evropian kanë interesa strategjike për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

Ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë ta luajë rolin mbështetës për njerëzit në Kosovë në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

“Stabiliteti dhe siguria e rajonit janë me rëndësi për sigurinë e Evropës, dhe këtë e do edhe NATO. KFOR do të vazhdojë të luajë rolin e saj dhe të jap mbështetje për njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar zyrtari i NATO-s.

“Ne besojmë se ata duan një të ardhme të përbashkët euroatlantike, sepse në këtë mënyrë do të përfitojnë qytetarët e këtyre vendeve”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë