National Geographic ka publikuar një artikull përmes të cilit tregon dhjetë vende të ndryshme të botës që meritojnë më tepër vizitorë.
Në të ka përfshirë edhe dy vende shqiptare. Shtigjet e skijimit në Brezovicë, si dhe trashëgiminë botërore në Butrint, shkruan gazetametro.net.
Shteti, që së fundi e shpalli pavarësinë – Kosova, është një nga destinacionet më emocionuese dhe ekonomike për të udhëtuar në Evropë, shkruan National Geogrphic.
Butrinti është një vend arkeologjik që u bë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-së në vitin 1992. Sot  është një qytet i lashtë, nën qiellin e hapur, përdoret për të banuar për shumë shekuj.
Ndërsa Brezovica një qendër skijmi që frekuentohet nga shumë turistë./Gazetametro.net
Manastiri Tatev, Armeni
Gjiri i San Juan del Sur, Nikaragua
Qarku Annapurna, Nepal
Qyteti antik i Persepolis në Iran pranë Shiraz
Shtigjet e skijimit në Brezovicë, Kosovë
Xhamia Poi Kalan në Bukhara, Uzbekistan
Butrinti, Shqipëri
Kepi Fatakuma, Timor-Leste
Qarku Abanotubani në qytetin e vjetër të Tbilisit
Bregdeti mesdhetare në Monastir, Tunisia