Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin kombëtar të Shqipërisë ‘Air Albania’ zhvillohet ndeshja finale ndërmjet Romës dhe Feyenoord në kuadër të kompeticionit më të ri në Europë Conference League, transmeton Gazeta Metro.
Në Tiranë për herë të parë sonte do të zhvillohet një finale kaq e rëndësishme dhe me interesim kaq të lartë nga bota e futbollit, ku do të mirëpres dy ekipe të cilat këtë sezon në Conference League kanë treguar paraqitje të mrekullueshme.
Shumë tifozë nga Italia dhe Holanda kanë arritur tashmë në Shqipëri dhe gjatë ditës së sotme pritet të vijnë edhe mijëra të tjerë, derisa mbrëmë u përkeqësua situata mes dy tifozërive dhe Policisë së Shqipërisë, ku pati përplasje shumë të mëdha.
Dy trajnerët si Jose Mourinho ashtu edhe Arne Slot në konferencat për shtyp para sfidës kanë thënë se janë përgatitur dhe kanë studiuar kundërshtarin dhe presin në fund të çojnë lart trofeun e Conference League.
Formacioni i mundshëm i Romës: Rui Patricio, Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Sergio Oliveira, Cristante, Zalewski, Pellegrini, Mkhitaryan, Abraham.
Formacioni i mundshëm i Feyenoord: Bijlow, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia, Aursnes, Kokcu, Nelson, Til, Sinisterra, Dessers. /gazetametro.net