Loading…

Nata e madhe e çmimeve Oscar, ja të nominuarit që presin çmime (Foto)

  • 26/02/2017 | 15:23

Nata e madhe e çmimeve Oscar, ja të nominuarit që presin çmime (Foto)

Jemi në prag të edicionit të 89-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, e cila do të mbahet sot në Dolby Theater në Los Angeles California.


Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet në Dolby Theatre për mbrëmjen më të rëndësishme të vitit kur bëhet fjalë për filmin. Bulevardi në të cilin ndodhet Dolby Theatre është mbyllur për trafikun ndërsa janë marrë masa të larta të sigurisë, përcjellë gazetametro.net.

Zëvendëspresidenti i Dolby Theatre, Curt Behlmer për AA tha se janë shumë të lumtur që edhe më tej janë nikoqir i këtij manifestimi.

Në kategorinë për filmin më të mirë garojnë nëntë filma: “Arrival”, “Fences”, “Hacksaw Ridge”, “Hell or High Water”, “Hidden Figures”, “La La Land”, “Lion”, “Manchester by the Sea”, “Moonlight”.

_94625389_dance-lionsgate

Favoriti: La La Land

Regjisori më i mirë: Denis Villeneuve – “Arrival”, Mel Gibson – “Hacksaw Ridge”, Damien Chazelle – “La La Land”, Kenneth Lonergan – “Manchester by the Sea”, Barry Jenkins – “Moonlight”.

Në kategorinë për aktorin më të mirë në rolin kryesor në garë janë: Casey Affleck (Manchester by the Sea), Andreë Garfield (Hacksaw Ridge), Ryan Gosling (La La Land), Viggo Mortensen (Captain Fantastic) dhe Denzel Washington (Fences).

_94625393_denzel-paramount

Favoriti: Denzel Washington (Fences)

Isabelle Huppert (Ona), Ruth Negga (Loving), Natalie Portman (Jackie), Emma Stone (La La Land) dhe Meryl Streep (Florence Foster Jenkins) janë nominuar në katgeorinë – aktorja më e mirë në rolin kryesor.

_94625134_stonepa

Favoriti: Emma Stone (La La Land)

Aktori më i mirë në rolin e dytë: Mahershala Ali – “Moonlight” as Juan, Jeff Bridges – “Hell or High Water”

Lucas Hedges – “Manchester by the Sea”, Dev Patel – “Lion”, Michael Shannon – “Nocturnal Animals”.

Aktorja më e mirë në rolin e dytë: Viola Davis – “Fences”, Naomie Harris, “Moonlight”, Nicole Kidman, “Lion”, Octavia Spencer, “Hidden Figures”, Michelle Williams, “Manchester by the Sea”.

Filmi më i mirë i huaj: “Land of Mine” (Danimarkë), “A Man Called Ove” (Suedi), “The Salesman” (Iran, bashkëprodhim francez), “Tanna” (Australi), “Toni Erdmann” (Gjermani).

Filmi më i mirë i animuar: “Kubo and the Two Strings”, “Moana”, “My Life as a Zuçhini ”, “The Red Turtle ”“Zootopie”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë