Loading…

Nata e Edon Zhegrovës: Ylli i Kosovës shkëlqeu sonte në Francë, paraqitje për t’u duartrokitur

  • 04/02/2023 | 23:28

Nata e Edon Zhegrovës: Ylli i Kosovës shkëlqeu sonte në Francë, paraqitje për t’u duartrokitur

Një gol e dy asistime nga Edon Zhegrova mjaftuan që Lille të përmbysë rezultatin kundër Rennes (1-3). Anësori kosovar sonte pati paraqitjen më të mirë gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit francez, transmeton Gazeta Metro.


Zhegrova ishte i ‘etur’ sonte për të treguar një ndeshje të nivelit të lartë, gjë që u pa nga fillimi i takimit. Por, që goli dhe dy asistimet veçse e vërtetuan edhe më shumë këtë.

Kur po zhvillohej minuta e 59’të, ai mori një pasim ‘me stil’ nga Angel Gomes dhe nuk mund të ndodhte assesi ndryshe që Zhegrova mos ta finalizonte atë aksion brilant përballë portierit me shumë përvojë Steve Mandanda.

Pas golit të barazimit Lille filloi të rrisë sulmet drejt portës kundërshtare dhe kjo iu shpërblye në minutën e 85’të.

Në skenë doli përsëri 23-vjeçari kosovar që pasoi për mrekulli te Remy Cabella dhe ky i fundit nga afërsia kaloi për herë të parë Lille në epërsi.

Një minutë para se të përfundonte ndeshja Zhegrova u përkujdes që ta mbyllë në mënyrën më të mirë ndoshta natën e lavdishme.

Ai pas një ‘katrahure’ të krijuar në zonën e Rennes pasoi te Andre Gomes, që pati merita të mëdha për golin e fundit në këtë sfidë mjaft interesante.

Vlen të theksohet se deri para kësaj ndeshje ai as nuk kishte shënuar por as nuk kishte regjistruar ndonjë asistim në Superligën e Francës.

Ndryshe, Lille pas kësaj fitoreje arrin në kuotën e 38 pikëve dhe gjendet në pozitën e gjashtë në renditjen tabelore, ku ka dy pikë më pak se Rennes e vendit të pestë.

Deri në fund të sezonit pritet të jetë një garë e ‘nxehtë’ mes disa skuadrave për një vend që siguron pjesëmarrjen në Europë vitin e ardhshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë