Është zbuluar një sistem të ri diellor me disa planetë të ngjashëm me Tokën ku mund të zhvillohet jetë.
Nasa është duke mbajtur një konferencë për shtyp, duke shpallur një zbulim përtej sistemit tonë diellor, pra për planetë jashtëtokësore.
Të paktën 3 nga 7 planetët e gjetur kanë një masë të përafërt me Tokën dhe temperaturë të përshtatshme për lulëzimin e jetës.
Thuhet se ata kanë dhe oqeane./gazetametro.net
(I plotësuar)
Sistemi i sapo zbuluar, Trappist- 1, gjendet në sistemin Aquarius, vetëm 40 vjet drite nga e jona ose 235 trilion milje. Të gjithë shtatë planetët mendohet të jenë planetë tokësore si e jona dhe jo si gjiganti i gazit, Jupiteri, apo xhuxhët e akullt si Ceresi.
Këto planetë sillen rreth yllit të tyre, një yll xhuxh ultra i ftohtë që është edhe më i vogël edhe më i zbehtë se Dielli ynë, në orbitat të cilat janë më afër diellit të tyre sesa Merkuri që është me Diellin tonë.
Planetët më afër diellit të tyre përfundojnë orbitat e tyre për vetëm 1.5 dhe 2.4 ditë ndërsa planetët më të largëta e kryejnë këtë udhëtim për 12 ditë.
Orbitat e tyre janë aq afër njëra tjetrës saqë nëse dikush dëshiron të shikoj në planetin tjetër mundet lirisht të shoh karakteristikat gjeologjike të fqinjëve të tyre.
Fatmirësisht ylli i Trappist-ës është mjaft i dobët saqë pavarësisht afërsisë së planetëve me të, ka shumë gjasa që të ekzistoj ujë në këto planetë.
Ky lajm vjen në një kohë emocionuese të kërkimit të planetëve jashtë sistemit tonë diellor. Në fillim të këtij viti hulumtuesit kanë zbuluar praninë e ujit në një planet që gjendet vetëm 50 vjet drite larg nga sistemi ynë diellor.