Krijohet alarm nga një prej shkencëtarëve më të njohur të NASA, në kongresin e “American Geophysical Union’, sipas të cilit nëse një asteroid apo kometë do të përplaset në Tokë “nuk ka asgjë çfarë mund të bëjmë”.
Është kjo deklarata e bërë nga shkencëtari Joseph Nuth, i Goddard Space Center.
Sipas mediave amerikane, Nuth, e bën këtë deklaratë pasi është konsultuar edhe me ekspertë të tjerë nuklearë.
“E vërteta është se momentalisht jemi të papërgatitur. Është e vërtetë që një ngjarje katastrofike mund të shuajë forma të ndryshme jete, siç ndodhi me dinozaurët por që këto ngjarje ndodhin një herë në 50 milionë vetë. E vërteta është se nuk ka mënyrë për t’i parashikuar”, deklaroi Nuth në kongresin e mbajtur në mes të muajit dhjetor.
Sipas tij, për të parandaluar kataklizmin, NASA duhet të angazhohet që të ndërtojë një lloj pajisje, e cili duhet përdorur kundër goditjeve të mundshme të trupave qiellorë që drejtohen drejt planetit tonë.