Hulumtuesit e NASA’së kanë bashkuar forcat me shkenctarin britanik Stephen Hawking, për të ndërtuar një nano-anije kozmike që mund të udhëtojë me një të pestën e shpejtësisë së dritës.
Nëse arrihet të krijohet me sukses, anija e quajtur ‘StarChip’, do të mund të arrinte në sistemin më të afërt yjor nga planeti Tokë, që është Alpha Centauri, për në 20 vitet e ardhëshme.
Stephen Hawking kishte paralajmëruar për këtë projekt në prill të këtij viti, të cilit i është bashkuar edhe një ekip nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë së Koresë Juguore.
Por, ajo çfarë mbetet pikëpyetje është nëse anija mund t’i mbijetojë udhëtimit të gjatë prej 2 dekadash, transmeton Gazeta Metro.
Dhe këtu NASA mund të ndihmojë. Sipas hulumtuesve të saj, rrezatimi i lartë në hapësirë do të mund të ndërpriste funksionimin e anijes, para se ajo të përfundonte udhëtimin prej 20 vitesh, thuhet sipas Science Alert.
NASA propozoi një numër opsionesh për të çuar më tutje fazat e ndërtimit të këtij projekti. Ata prezantuan gjetjet e tyre në një takim ndërkombëtar në San Francisko këtë javë. /gazetametro.net