Loading…

NASA: Akulli në Arktik po zhduket (Video)

  • 29/11/2016 | 21:48

NASA: Akulli në Arktik po zhduket (Video)

Oqeani Arktik i është nënshtruar një ndryshimi radikal gjatë tri dekadave të fundit, ka bërë të ditur agjencia hapësirore amerikane NASA përmes një videoje, transmeton Gazeta Metro.

Sipas agjencisë, akulli në detin Arktit, më i vjetri dhe më i trashi, po zhduket me shpejtësi. Shkencëtarët kanë përcjellur zhvillimin e këtij oqeani që prej vitit 1984. Sipas tyre, akulli i formuar më herët është më vështirë të shkrihet.

Më 1984, ky kontinent kishte 1.86 milionë kilometra katrorë shtresa të trasha akulli të vjetra së paku 5 vjet. Më 2016, pati një zvogëlim drastik të kësaj sipërfaqeje dhe ajo  u zvogëlua në 110 mijë kilometra katrorë duke e lënë të pambrojtur oqeanin ndaj stinëve të gjata të verës. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë