Pavarësisht se mediat italiane gjatë ditës së sotme kanë raportuar se Amir Rrahmani ka rezoltuar pozitiv me koronavirus, kjo nuk është e vërtetë, transmeton Gazeta Metro.
Para disa orëve, klubi i Napolit kishte njoftuar se janë në pritje të dy rezultateve dhe se të gjithë tjerët kishin rezultuar negativ në testet e bëra për koronavirus.
Në mediat italiane u raportua se nga këto dy teste, njëri ishte i kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanit, dhe se rezultati i testit ishte pozitiv.
Por, para pak minutave përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, SSC Napoli ka konfirmuar se kanë marrur edhe rezultatet e dy testeve të fundit dhe se janë negative.
Gli ultimi due tamponi in lavorazione sono risultati negativi al Covid-19.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 6, 2020
Amir Rrahmani tani besohet se është duke bërë përpjekje që t’i bashkohet Kosovës para ndeshjes së rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut që zhvillohet më 8 tetor në Shkup.
Megjithatë, kjo ende mbetet problem pasi që autoritet lokale shëndetësore kanë vendosur për ndalimin e udhëtimit të lojtarëve te përfaqësueset e tyre. /gazetametro.net