Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan ka bërë shaka lidhur me Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo që larguan shishet e Coca-Cola dhe Heineken në konferencë për shtyp në “Euro 2020”.
Ronaldo largoi dy shishe te Coca-Colas derisa, duke iu sugjeruar gazetarëve dhe tifozëve të pinë ujë.
Ndërsa, Pogba, që është praktikues i fesë myslimane, e bëri dje të njëjtin veprim duke hequr birrën e Heineken.
Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan nuk harxhoi kohë dhe bëri shaka me Pogban dhe Ronaldon në Instagram.
33-vjeçari bëri një foto montazh duke pretenduar se në konferencë për shtyp janë disa shishe me alkool dhe shkruan: Të qeshim.