Loading…

Naim Geci tregon si u ekzekutua koloneli Ahmet Krasniqi

  • 05/11/2018 | 21:45

Naim Geci tregon si u ekzekutua koloneli Ahmet Krasniqi

Se si u vra ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, mbetet ende mister dhe nuk dihen akoma persona që e kryen këtë vrasje.


Akuza të shumta rreth dorasve të këtij akti ka akoma, por njeriu më i afërt i tij që ishte Naim Geci, ka rrëfyer sot për herë të parë ngjarjen e ekzekutimit të kolonelit Ahmet Krasniqi, njofton gazetametro.net.

”Prej një darke që kemi qenë të ftuar me ministrin, jemi kthyer tek zyret tona që kanë qenë tek MedresejaKam qenë me Ahmet Krasniqin dhe Rifat Haxhiajn. Sapo arritëm dola t’i hap dyert për tu futur në oborrin e ndërtesës ku rrinim ku i kishim zyret tona. Papritur kanë ardhur dy persona të maskuar, ishte ora 23:30. Janë afruar që të dy, njëri tek unë më ka kontrolluar më afroi tytën në ballë e tjetri iu afrua kolonelit (Ahmet Krasniqit), duke sugjeruar ky që ishte afër meje. I tha me dy fjalë ”ky është ky” dhe kështu ka ndodhë ekzekutimi. Vetëm këto fjali kanë qenë që janë thënë nga njëri i maskuar ”ky është ky” asnjë tjetër fjalë s’ka pas nga ta. Ishin të maskuar, çdo gjë ka qenë e zezë, vetëm sytë e tyre janë parë, as dorë as asgjë – gjithçka ishte e zezë”, thotë bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci.

Madje ai ka treguar se çfarë ju ka thënë koloneli Ahmet Krasniqi këtyre personave të maskuar.

Tutje Geci ka treguar se ka pasur presione të vazdhueshme për të folur rreth këtij rasti, për të zbuluar se kush e ka kryer këtë vrasje, por ai ka dëshiruar që sa të jenë UNMIK’u dhe EULEX’i në Kosovë të mos e thotë asnjë fjalë rreth këtij rasti, pasi ai ka dëshiruar që këtë qështje ta zgjedhë me Institucionet e shtetit të Kosovës.

Këto Geci i ka thënë për herë të parë në Zona e Debati në Klan Kosova, më poshtë mund të shihni dy videot ku ai tregon rreth kësaj ngjarje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë