Loading…

Naim Bazaj godet ashpër Kadri Veselin

  • 08/11/2016 | 23:50

Naim Bazaj godet ashpër Kadri Veselin

Kandidati për Drenasin, Naim Bazaj ka konfirmuar se Kryesia e Drenasit nuk e ka emëruar Ramiz Lladrovcin kandidat për zgjedhjet e 4 dhjetorit, por sipas tij emërimin e bëri niveli qendror e konkretisht kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Nuk është e vërtetë që e ka emëruar Kryesia e Drenasit, por emërimin e Lladrovcit e ka bërë selia qendrore e PDK-së. Kryesia e Drenasit të gjithë ishin të pakënaqur me emrin e Lladrovcit dhe nuk e mbështeten emrin e tij pothuajse askush. Por Kadri Veseli erdhi me zarf si në kohën e Rankoviqit dhe tha: “Urdhëroni ky do të jetë kryetari”, kështu ka konfirmuar Naim Bazaj menjëherë pas konfirmimit zyrtar se Ramiz Lladrovci u emërua nga PDK, për garën e Drenasit.

“I thash Veselit rehatoje Mitrovicën se gjysmën ke mundur ti kesh e jo me ti marrë ai i AKR-së. Qysh e kanë humb Mitrovicën duke larguar njerëzit meritor, ashtu do ta humb edhe Drenasin me bandën e tij”, ka shtuar Bazaj.

Sipas tij Kadri Veseli po e ndan në dysh Partinë Demokratike, e Drenasi siç thotë ai është veç fillimi i ndarjes në dysh.

“Në Drenas veç e ndajti PDK-në, e kështu do ti ndaj edhe komunat tjera me grupacionin e tij”, ka vlerësuar Bazaj duke shtuar se nga nesër do të ‘zyrtarizojë kandidaturën time të pavarur me gjithë këtë elektorat që kam me vete’. “Sonte veç kam filluar takimet me elektoratin tim dhe tani jam në takim më ta”, konfirmoi Bazaj.

auto_fre-1024x5761478622286

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë