Loading…

Nagavci lavdëron Kurtin: Të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme se çdo post publik

  • 25/12/2019 | 16:33

Nagavci lavdëron Kurtin: Të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme se çdo post publik

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka komentuar për në lidhje me mbledhjen që ka zhvilluar sot lideri i VV’së, Albin Kurti me deputetët e këtij subjekti politik, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka komentuar në lidhje me këtë takim, duke thënë se i pari i VV’së është njeriu që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj.

‘Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj. Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!’, ka shkruar Nagavci.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takim i grupit parlamentar të VV’së, që u thirr nga kryetari i partisë, Albin Kurti, ku thuhet se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë