Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot, 28 gusht, transmeton Gazeta Metro.
Sipas vendimit, çmimi maksimal për një litër naftë është 1.74 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.53 euro për litër.
Sa i përket gazit, çmimi maksimal është përcaktuar në 0.63 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa qytetarët mund t’i adresojnë ankesat e tyre në adresën e Ministrisë./gazetametro.net