Loading…

Nafta do të kontrollohet edhe me laborator mobil

  • 16/11/2016 | 09:35

Nafta do të kontrollohet edhe me laborator mobil

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), për të mbikëqyrur tregun e naftës për periudhën vijuese, bazuar në standardet dhe procedurat e Bashkimit Evropian,  po punon që të ketë më shumë kontrolla të naftës duke futur edhe metoda të reja.

Lulzim Krasniqi, shef i kabinetit të ministres së Tregtisë Hykmete Bajrami, ka deklaruar  se  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2017 do të vë në funksion dy Laboratorë Mobil, të cilët do të rrisin shumë nivelin e inspektimit në këtë sektor.

“Inspektorati i MTI-së, në kuadër të fushëveprimit të vet, ka prioritet verifikimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së Naftës dhe Derivateve të Naftës në tregun e brendshëm, dhe kjo reflekton edhe me rekomandimet për avancim të politikave dhe procedurave që synojnë ngritje të cilësisë së tregtimit dhe konsumit brenda Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për RTKlive.

Sipas tij këtë vit, Inspektorati i Tregut ka rritur sasinë e mostrave të marra, ku deri më 10.11.2016 janë  marrë 487 mostra për verifikim të cilësisë së Derivateve të Naftës, prej të cilave 455 kanë rezultuar Konform Udhëzimit Administrativ që adreson kriteret e cilësisë dhe konformitetit, ndërsa 32 kanë rezultuar Jo konform, të cilat të zbërthyera në përqindje qëndrojnë në raportin 93.4 % Konform dhe 6.6 % Jo Konform.

“Plani i MTI-së lidhur me këtë segment të mbikëqyrjes së tregut është ambicioz për periudhën vijuese, andaj bazuar në standardet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2017 do të vë në funksion dy Laborator Mobil, të cilët do të rrisin shumë nivelin e inspektimit në këtë sektor. Përmes këtyre pajisjeve do të sigurohen rezultate preliminare dhe aty për aty do të merren mostrat e cilësisë së karburanteve në treg”, ka thënë ai.

Kurse Jakup Gashi nga laboratori testues i akredituar siaps standartit EN ISO 17025 dhe ISO 9001 “SIERRA LAB”, ka thënë për RTKlive, se raporti i progresit që kërkon veprime urgjente në fushën e standardeve të ndotjes është tregues se duhet të punohet në këtë drejtim.

Ndryshe në raportin e Progresit kërkohen veprime urgjente dhe kontrolla e ndotjes nga transporti, duke përforcuar legjislacionin në kontrollen teknike të makinave, kualitetin e naftës, si dhe në substancat shteruese të ozonit dhe gazrave të flourit. Kapacitetet administrative dhe aktivitetet në ngritjen e vetëdijësimit duhet të përforcohet konsiderueshëm

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë