Born, është një djalë i ri nga Kroacia i cili po përballet me probleme jo aq të zakonshme.
Ai është në kërkim të një vajze, por problem i krijon fakti që i ngjan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në rrjetin social Tinder nuk ka shumë kërkesa, por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është që të zgjedhurën e tij potenciale të mos e shqetësojë fakti që është dyfishi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan crnahronika.
“Nëse doni një person të pjekur me vete, dhe nuk ju shqetëson që unë dukem si Vuçiq, atëherë thjesht “rrëshqisni” djathtas – ka shkruar ai bashkë me foton në këtë rrjet social.