Loading…

Nacionalistët serbë incident në festivalin ku do të merrte pjesë Jahjaga (Video)

  • 02/06/2017 | 14:48

Nacionalistët serbë incident në festivalin ku do të merrte pjesë Jahjaga (Video)

Një grup prej rreth njëqind të rinjëve nacionalistë serbë u mblodhën të enjten në mbrëmje para Qendrës Rinore në Beograd, ku po mbahet festivali “Mirdita, Dobar dan!”.


Ata kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe u kanë hedhur ujë organizatorëve.

Pjesëmarrësit e festivalit u strehuan në Qendrën Rinore, dhe grupi u shpërnda pas një ore.

Në hyrje qëndronte një grup i pjesëtarëve policorë, të cilët nuk kanë reaguar.

Në këtë festival ishte paraparë të merrte pjesë edhe ish’presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, por ajo nuk u lejua. Jahjaga në këtë festival do të fliste për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë