Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtimin e taksës në mallrat serbe 100 për qind, kryetari i Shoqatës së Drithit të Serbisë, Vukosav Sakovic thotë se bujqit e Serbisë me këto kushte nuk do të shkojnë në tregun e Kosovës.
“Ngritja e taksës në 100 për qind kurrsesi nuk mund të quhet masë ekonomike, kjo është masë e cila cile del jashtë sferës ekonomike”, ka thënë ai për Tanjugun, transmeton gazetametro.net.
Sipas tij, dëmi më i madh do të jetë për banorët e Kosovës, se sa që do ta godasë Serbinë, sepse ata do të kenë kujt t’ia shesin atë mall, e ata (qytetarët e Kosovës) grurë më të lirë se të tyrin nuk do të gjejnë në tregje tjera.
“Ata blejnë prej nesh 100.000 tonë grurë në vit. Në ata grurë do ta shesim, e ata deri më tash kanë pasur grurin më të lirë për vete mu nga Serbia, kështu që gruri nga çdo treg tjetër do t’u kushtojë 15 për qind më shtrenjgtë se te na”, ka thënë Sakovic./gazetametro.net