Loading…

Myslimanët në Amerikë, të shqetësuar me zgjedhjen e Trumpit

  • 10/11/2016 | 08:14

Myslimanët në Amerikë, të shqetësuar me zgjedhjen e Trumpit
Dilshad Aliu asnjëherë nuk ka ndjerë frikë. As edhe kur Donald Trump propozoi ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje as atëherë kur Trump sugjeroi monitorimin e xhamive dhe torturimin e të dyshuarve për terrorizëm, shkruan CNN.

Ali, një nënë 40-vjeçare, është editore në një prej uebsajteve të myslimanëve dhe ka shkruar disa rrëfime për shqetësimet e myslimanëve për zgjedhjen e Trump-it president.

Ajo e ka ditur frikën e të tjerëve, por kurrë nuk e ka përjetuar vetë.

“U zgjova në mëngjes dhe përfundshmit e ndjeva vet. E ndjeva personalisht, sikurse rezultati i zgjedhjeve të ishte kundër meje”, thotë Ali.

Më shumë se 7 mysliman në 10, nëpër sondazhe kanë thënë se do të votonin për Clintonin. Vetëm 4 për qind e tyre janë deklaruar për Trump.

Disa thonë se zgjedhja e tij u duket si tradhti dhe se e gjysma e Amerikës është kthyer kundër tyre.

“Makthi ynë më i keq u materializua”, thotë Wardah Khalid, një shkrimtar dhe analist i politikës së jashtme.

“Njeriu që ndërtoi platformën e tij mbi fanatizëm, mizogjini dhe shpifje kundër myslimanëve dhe pakicave, fitoi postin më të lartë në vend”, deklaron Khalid.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë