Loading…

Myslimanët Demi e Ahmeti i bashkohen AKR’së (Foto)

  • 18/05/2017 | 16:17

Myslimanët Demi e Ahmeti i bashkohen AKR’së (Foto)

Dy ish deputetët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi – Murtezi dhe Amir Ahmeti, i janë bashkuar partisë së Behgjet Pacollit, në koalicionin parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa.


Në një njoftim të AKR’së, bëhet e ditur se Behgjet Pacolli, ka pritur sot në zyrat e partisë Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, me të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për t’iu bashkuar listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017.

Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët.

Për palët e nënshkruara lider i kësaj liste është Behgjet Pacolli.

Palët janë zotuar se do të respektojnë parimet bazë të kartave ndërkombëtare të drejtave të njeriut, të cilat janë edhe të inkorporuara në Kushtetutën e Kosovës.

Demi-Murtezi ish deputete e legjislaturës së fundit dhe Ahmeti ish deputet nga legjislatura e vitit 2010-2014, kanë braktisur Partinë e Drejtësisë së ish ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sipas tyre, me arsyetimin se kjo parti nuk po i mbronte interesat e komunitetit mysliman.

Demi-Murtezi PD’në e ka braktisur pas rrëzimit të qeverisë Mustafa, ndërsa Ahmeti më herët. Ky i fundit tani ka edhe subjektin e tij politik Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim.

Duhet theksuar gjithashtu, se Labinotë Demi – Murtezi, e cila në zgjedhjet e kaluara nacionale ishte pjesë e koalicionit të PDK’së, kishte arritur të mbledhë 14 e 232 vota, duke u bërë kështu njëra ndër deputetet më të votuara të listës zgjedhore të cilës i printe ish kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë