Loading…

Myftiu Naim Tërnava i uron Krishtlindjet Ipeshkvit Dodë Gjergji

  • 24/12/2019 | 11:08

Myftiu Naim Tërnava i uron Krishtlindjet Ipeshkvit Dodë Gjergji

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dërguar telegram urimi për Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergjin me rastin e Kërshëndellave, transmeton Gazeta Metro.


Në mesazhin e tij të urimit, Tërnava thotë se Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon dhe përkujton lindjen, jetën dhe mbarësinë.

‘Sot, me rastin e festës së Kërshëndellave, kam nderin e veçantë t’ju  drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi Juve,  meshtarëve tuaj, si dhe  të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë  përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane’, thuhet në letrën e tij.

Tërnava tutje thotë se festat fetare në vendin tonë gjithmonë kanë bashkuar njerëzit në të mirë dhe se nga to është mësuar dhe kultivuar tolerance, harmonia, ndërgjegjësimi për paqe dhe respekti e dashuria për tjetrin.

‘Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga to kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin. Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi’, thuhet në urimin e Tërnavës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë