Loading…

Muzeu që ruan kujtimin e makinave sovjetike (Foto)

  • 15/05/2017 | 10:36

Muzeu që ruan kujtimin e makinave sovjetike (Foto)

Biznesmeni nga Gjeorgjia, Giorgi Mamulashvili, në muzeun e veturave në Tbilisi ruan kujtimin e automjeteve të prodhuara në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik.


Mamulashvili hapi muzeun e veturave tre vite më parë, dhe në të ekspozon koleksionin e tij privat të veturave.

Në një intervistë me gazetarin e AA-së, Mamulashvili tha se ai është një tifoz i madh i makinave të vjetra, dhe se gjatë gjithë jetës së tij, ai është marrë me blerjen dhe riparimin e veturave të cilat tani me krenari i ka ekspozuar.

“Meqë numri i veturave të blera u rrit, ndërtova një garazh privat ku riparoja veturat që ato të duken sikur tani kanë dalur nga fabrika, ndërsa në vitin 2014 këtë hapësirë e shndërrova në muzeun e parë automobilave në pjesën jugore të Kaukazit” tha Mamulashvili, raporton AA, përcjell gazetametro.net.

Duke theksuar se i bartë të gjitha shpenzimet e muzeut, Mamulashvili tha se dëshiron t’iu tregojë brezave të ardhshëm automobilat që janë prodhuar dhe përdorur nga paraardhësit e tyre sovjetikë.

Në mesin e gjithsej 26 automjeteve sovjetike, vëmendjen e veçantë e tërheqin pick-upi i parë sovjetik “GAZ 04” i prodhuar në vitin 1933 dhe sedani i parë sovjetik “M 01” nga viti 1936.

Në muze është edhe limuzina “Çajka” e ish-presidentit të Gjeorgjisë, Eduard Shevarnadze, vetura e blinduar “Zil” e ish-sekretarit të Partisë Komuniste të Gjeorgjisë, Konstantin Ustinovich Chern dhe sedan dhe limuzina “Çajka”, e përdorur nga Patriarku i Kishës gjeorgjiane, Ilia i dytë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë